Politike

Vuçiç publikon foton nga darka me Ramën dhe Varhelyin: Jemi mbledhur për të diskutuar çështjet që janë të një rëndësie jetike

Në përshkrimin e fotos Vuçiç ka treguar arsyen e mbledhjes, duke vënë theksin tek heqja e barrierave dhe progresi drejt tregut të përbashkët.

28 Shkurt 2024, 23:10 Nga S.B
Vuçiç publikon foton nga darka me Ramën dhe Varhelyin: Jemi
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Oliver Varhelyi

TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vijuar qëndrimin e tij në Tiranë pasi ditën e nesërme do të jetë pjesë e Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës. Siç mund të dallohet nga fotografia, ai ka kaluar darkën me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama dhe me komisionerin për zgjerim Oliver Varhelyi në afërsi të stadiumit “Air Albania”.

Në përshkrimin e fotos Vuçiç ka treguar arsyen e mbledhjes, duke vënë theksin tek heqja e barrierave dhe progresi drejt tregut të përbashkët.

Përshkrimi i plotë:

“Jemi mbledhur për të diskutuar çështjet që janë të një rëndësie jetike për Ballkanin Perëndimor. Lidhja e ekonomive, heqja e barriera dhe progresi drejt një tregu të përbashkët janë qëllime të mëdha që çojnë në zhvillimin thelbësor për vendin tonë, rajonin dhe për një të ardhme të mirë për të gjithë qytetarët tanë”

aleksander vucic oliver varhelyiu

Sondazh

Poll