Politike

"Nuk kemi kushte për prodhimin e armëve"/ Mediu flet mbi Samitin për Ukrainën në Tiranë

Ai iu referua kërkesë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili kërkoi bashkëpunim me vendet e Ballkanik për prodhimin e armëve.

28 Shkurt 2024, 22:31 Nga M.B
"Nuk kemi kushte për prodhimin e armëve"/ Mediu flet mbi
Fatmir Mediu

TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur sot rreth Samitit Ukrainë-Europa Juglindore të mbajtur në Tiranë. Mediu tha në emisionin "Now" në Euronews Albania se Shqipëria nuk e ka kapacitetin për të prodhuar armë.

Ai iu referua kërkesë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky i cili kërkoi bashkëpunim me vendet e Ballkanik për prodhimin e armëve.

“Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet. Shqipëria për here të fundit ka tentuar të prodhojë fishekë apo kallashnikovë në një marrëdhիnie që ne kemi ndërtuar rreth viteteve 2006-2007 me kompani nga SHBA me kërkesë të partnerëve tanë e cila funksionoi për një periudhë të shkurtër kohore për qëllime që nuk ishin aspak të fushës që flasim, por që nuk e ka teknologjinë. Teknologjia ka qenë teknologji kineze, ruse, me sa kam unë dijeni janë dy pajisje për prodhimin e fishekëve në Poliçan të cilat janë franko-zvicerane, të cilat nuk janë vendosur asnjëherë në punë. Unë dëgjova ministrin Peleshi që tha se me të vërtetë ne duam ta rivitalizojmë industrinë ushtarke, pork jo lloj kërkese e Zelensky-t është një kërkesë për emergjencë që nuk përputhet me mundësitë ka Shqipëria për të prodhuar”, tha Mediu ndër të tjera.

fatmir mediu

Sondazh

Poll