Sport

Laporta, ofertë jozyrtare Xavit për të qëndruar edhe një vit te Barcelona...

Sipas “SPORT”, Juan Laporta i ka bërë një ofertë jozyrtare Xavit për të qëndruar edhe një vit në pankinën e Barcelonës.

28 Shkurt 2024, 18:31 Nga DOSJA

Laporta, ofertë jozyrtare Xavit për të qëndruar edhe

SPANJE - Janarin e kaluar, Xavi njoftoi vendimin e tij për t'u larguar nga Barcelona në fund të sezonit. Për pasardhësin e mundshëm të teknikut katalanas janë dëgjuar disa emra, përfshirë Flick, Mitchell, Conte dhe Tuchel.

Por sipas gazetës katalanase “SPORT”, presidenti i ‘Blaugranëve’, Juan Laporta, i ka bërë një ofertë jozyrtare Xavi Hernandezit, duke u përpjekur t’i ndryshojë mendje dhe të qëndrojë me skuadrën edhe për një sezon, deri në vitin 2025, kur skadon edhe kontrata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll