Sport

MLS/ Djali i Kim Kardashian dhe i Kanye West, shoqëroi Leo Messin në fushë…

“Ai tani po jeton ëndrrën më të madhe”, ka shkruar Kim Kardashian

28 Shkurt 2024, 17:00 Nga DOSJA

MLS/ Djali i Kim Kardashian dhe i Kanye West, shoqëroi Leo Messin në

Djali 8-vjeçar i Kim Kardashian dhe Kanye West ishte në stadiumin e “LA Galaxy” për ndeshjen kundër Inter Miami dhe shoqëroi Lionel Messin në fushë teksa dilte nga dhomat e zhveshjes. 

Djali i vogël është një fanatik i futbollit dhe vazhdimisht i kërkon nënës së tij të udhëtojë në Evropë për të parë ekipet e tij të preferuara. Sezonin e kaluar ai ishte në stadiumet e Arsenalit dhe Paris Saint-Germain dhe e shijoi futbollin. 

MLS/ Djali i Kim Kardashian dhe i Kanye West, shoqëroi Leo Messin në

“Said e shoqëroi Leo Messin në fushë. Ai tani po jeton ëndrrën e fundit”,- ka shkruar për “X” Kim Kardashian, e cila zyrtarisht e ka parë fëmijën e saj përkrah futbollistit.

Kim Kardashian dhe djali i saj kishin parë gjithashtu debutimin e Lionel Messit në MLS drejtpërdrejt në korrik 2023. “Djali im më solli këtu sot. Ai është i fiksuar pas futbollit dhe unë do të bëj gjithçka për fëmijën tim, kështu që unë udhëtoj nëpër botë, ata më kanë detyruar të shkoj në udhëtime për futbollin,"- tha Kardashian në atë kohë.

I vogli, megjithatë, për shkak të mamasë së tij, ka në posedim fanelat e firmosura të Messit, Ronaldos dhe Neymarit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll