Sport

Euroleague/ Abu Dhabi shpërthen bankën - Jep 75 mln. dollarë për të pritur tre finale...

Propozimi zbulohet nga spanjolët dhe ka të bëjë me “Final Four” të 2025, 2026 dhe 2027

28 Shkurt 2024, 17:19 Nga DOSJA

Euroleague/ Abu Dhabi shpërthen bankën - Jep 75 mln. dollarë

EMIRATET E BASHKUARA - E çmendur... Abu Dhabi po shpërndan para për ta bërë të vetën “Final Four” të Euroligës për tre vjet. 

Sipas faqes spanjole “encestando”, Abu Dhabi po jep 75 milionë dollarë për të pritur “Final Four” në 2025, 2026 dhe 2027 në “Etihad Arena” më moderne. 

Propozimi është bërë nga kompania që zotëron stadiumin që ka pritur dy ndeshje parasezonale të NBA-së. Ata po e vlerësojnë çdo “Final Four” për 25 milionë dollarë, në një kohë kur të ardhurat mund të arrijnë në 7! 

Euroliga po shqyrton propozimin dhe priten vendimet në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve, të planifikuar për 13 mars. Aty do të vendoset nëse në këtë event do të marrë pjesë edhe një ekip nga Abu Dhabi. 

Kjo nëse bëhet do të bëhet nga sezoni 2025-26.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll