Sport

Messi, Cruyff &CO, do të "shkruajnë" emrat e tyre në dyert e "Camp Nou" të ri...

Një revokim legjendash pritet në dyert e “Camp Nou”-t të ri, i cili do të “zbukurohet” me emrat e lojtarëve dhe trajnerëve më të rëndësishëm në historinë e “Blaugranëve”…

28 Shkurt 2024, 17:43 Nga DOSJA

Messi, Cruyff &CO, do të "shkruajnë" emrat e tyre

SPANJE - Barcelona mund të mos e kalojë periudhën e saj më të mirë, por me siguri ka diçka që i mbush me optimizëm miqtë e saj për të ardhmen, “Camp Nou” i ri po... vjen.

Stadiumi ikonë i ‘Blaugranave’ është në fazë rikonstruksioni dhe në thelb po ndërtohet nga e para, ndërsa pritet të jetë plotësisht gati në vitin 2026. Në fakt, klubi tashmë ka nisur planifikimin e disa detajeve të stadiumit të ri.

Siç raporton “Sport”, Barça dëshiron t'i zbukurojë dyert e "Camp Nou" të ri me emrat e legjendave të historisë së saj, në varësi të numrit të fanelës së tyre. Për momentin, duket një përfundim i paramenduar, se ‘Porta 10’ do të mbajë emrin e Lionel Messit, ndërsa ‘Porta 14’ do të emërohet Johan Cruyff.

Xavi, Iniesta, Puyol, Pique dhe Busquets, pretendojnë një vend në portat e stadiumit. E njëjta gjë vlen edhe për Pep Guardiolan, Stojskov, Enrique, Rijkaard dhe Laszlo Kubala, i cili gjithashtu konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në historinë e ‘Blaugranas’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll