Politike

Seanca gjyqësore për Belerin, mbështetësit e tij mblidhen para GJKKO

Kujtojmë se Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi akuzohet se u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

28 Shkurt 2024, 14:21 Nga r.ll
Seanca gjyqësore për Belerin, mbështetësit e tij mblidhen
mbeshtetesit para gjkko

TIRANË- Për pak minuta pritet të nisë seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, ku në pritje para GJKKO-së ndodhen dhe mbështetës të tij.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar një dënim me 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ndërsa për Pandeli Kokaveshin, SPAK kërkoi dënimin me 2 vite burg. Por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe të djalit, SPAK i kërkoi gjykatës pezullimin e dënimit me burg dhe vënien në shërbim prove për 4 vitet e ardhshme. Seanaca e radhës do të mbahet më 28 shkurt, në orën 14:30.

Kujtojmë se Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi akuzohet se u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Ai u arrestua para votimeve për “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe për rrjedhojë nuk ka mundur të betohet pasi nuk i është dhënë leje për të dalë nga qelia.

 

fredi beleri gjkko

Sondazh

Poll