Politike

Zelensky: Ne mbështesim integrimin tuaj në BE, por dhe ju duhet në pranoni integrimin tonë të plotë

Ai bëri sërish thirrje që e gjithë Europa të marrë pjesë në samitit Global të Paqes në Zvicër. 

28 Shkurt 2024, 14:05 Nga I.A
Zelensky: Ne mbështesim integrimin tuaj në BE, por dhe ju duhet
Volodymyr Zelensky

TIRANË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë fjalës së tij në konferencë, tha se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Por ai tha gjithashtu se edhe Shqipëria duhet të mbështesë integrimin e Ukrainës në BE. 

Ai bëri sërish thirrje që e gjithë Europa të marrë pjesë në samitit Global të Paqes në Zvicër. Zelenskyy tha se lufta nisi nga një person i vetëm, por të gjithë duhet të ndihmojnë ta përfundojnë. 

"Ju duhet të keni besim tek ne, te stabiliteti që do mund ti ofrojmë Evropës por edhe vlerave të përbashkëta. Ne mbështesim integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, por edhe ju duhet të na mbështesni integrimin tonë në BE. Ukraina si edhe i gjithë rajoni i Evropës juglindore, duhet të bashkëpunojmë, duhet të merrni pjesë në samitin global të paqes. Na mbështesni në formulën tonë të paqes. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por ne duhet të jemi të gjithë së bashku. Duhet të na ndihmoni, faleminderit për mbështetjen tuaj“, tha Zelensky.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll