Sport

Kylian Mbappé i ftuar nga Emmanuel Macron, në darkë me Emirin e Katarit…

Kylian Mbappé do të darkojë këtë të martë në mbrëmje në Elysée, me rastin e vizitës në Francë të Emirit të Katarit, Tamim al-Thani.

27 Shkurt 2024, 09:00 Nga DOSJA

Kylian Mbappé i ftuar nga Emmanuel Macron, në darkë me Emirin e

FRANCE - Në kuadër të vizitës së Emirit të Katarit, Tamim al-Thani, në Francë këtë të martë dhe të mërkurë, mbrëmjen e sotme në Elysée do të mbahet një darkë shtetërore. 

I ftuar do të jetë edhe Nasser al-Khelaïfi, presidenti i PSG-së, ministër pa portofol në vendin e tij. Ndër të ftuarit e tjerë përfshihet edhe Kylian Mbappé, siç njofton “Le Parisien”, dhe ndoshta edhe lojtarë të tjerë të PSG-së.

Elysée do të zyrtarizojë listën e të ftuarve gjatë ditës. Kjo pritje do të jetë një mundësi për sulmuesin parisien që të takojë pronarin e klubit. Ka shumë gjasa që dy burrat të shkëmbejnë disa fjalë, veçanërisht për vendimin e lojtarit për t'u larguar nga kryeqyteti në qershor. 

Sipas burimeve të caktuara, Emiri mund të përfitojë nga ky udhëtim për t'i bërë një ofertë të re Mbappes dhe të përpiqet të ndryshojë mendje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll