Sport

Everton përfiton katër pikë në Apel, tani ngjitet në vendin e 15-të në Premier League!

Sanksioni për shkeljen e rregullave financiare, që prekën Everton u reduktua në Apel nga dhjetë në gjashtë pikë penalizim, njoftoi të hënën Liga e Futbollit anglez. ‘Toffees’ fitojnë kështu dy vende në Premier League.

26 Shkurt 2024, 21:44 Nga DOSJA

Everton përfiton katër pikë në Apel, tani ngjitet në

ANGLI - Evertonit i janë shtuar pikët në Apel, pas penalitetit për shkelje të rregullave të “Fair Play”-t financiar të Premierligës. Kështu masa e ndëshkimit është reduktuar në gjashtë pikë nga dhjetë, thanë të hënën liga angleze e futbollit dhe klubi nga Liverpooli. 

Për kujtesë, në nëntor 2023, Everton kishte dhjetë pikë të hequra nga renditja. Klubi akuzohet se ka humbur 124.5 milionë sterlina (142 milionë euro) gjatë sezonit 2021-2022, ndërsa kufiri i humbjes ishte vendosur në 105 milionë paund (120 milionë euro).

Klubi vendosi ta apelojë këtë vendim tek kryetari i komitetit gjyqësor të Premier League. Një thirrje e cila sot duket se ka dhënë frytet e saj. “Everton mund të konfirmojë se një Komitet Apeli ka arritur në përfundimin se zbritja e pikëve e vendosur nga një komitet i pavarur i Premier League në nëntor të reduktohet nga dhjetë pikë në gjashtë pikë, me efekt të menjëhershëm,”- tha klubi anglez në një deklaratë. “Jemi të kënaqur që ankesa jonë ka rezultuar në uljen e pikëve të dënimit”, shtoi klubi anglez.

Everton ishte i 17-ti në Premier League, me 21 pikë, para përfundimit të kësaj thirrjeje. Me katër pikët e tyre shtesë, klubi lëviz përpara Nottingham Forest dhe rikthehet në nivel me Brentford, në vendin e pesëmbëdhjetë. “Toffees” tani janë pesë pikë përpara skuadrës së parë të rënë, Luton.

Everton përfiton katër pikë në Apel, tani ngjitet në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll