Sport

VIDEO / Fiorentina mund Lazion në fushë, e parakalon edhe në klasifikim!

Me këtë tripikësh Fiorentina shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e shtatë ndërkohë që Lazio zbret në të tetin me një pikë më pak.

27 Shkurt 2024, 00:19 Nga DOSJA
VIDEO / Fiorentina mund Lazion në fushë, e parakalon edhe në

ITALI - Fiorentina triumfoi 2-1 me Lazion në ndeshjen përmbyllëse të javës së 26-të në Serinë A dhe parakalon në renditje pikërisht bardheklatrit, që zbresin në vendin e tetë.

Në “Artemio Franchi” u zhvillua një ndeshje plot emocione, me përmbysje rezultati në pjesën e dytë,  teksa në fundit e të parës shënoi për miqtë Luis Alberto. Në minutën e 61-të Kayode shënoi golin e barazimit i asistuar nga Belotti.

Fiorentina fitoi një 11-metërsh në të 66-tën, por gaboi në ekzekutim Gonzalez. Gjithsesi, vetëm dy minuta më vonë skuadra vjollcë shënoi golin e fitores me Bonaventurën.

Me këtë tripikësh Fiorentina shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e shtatë ndërkohë që Lazio zbret në të tetin me një pike më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll