Sport

VIDEO / Girona rikthehet tek fitoret në La Liga dhe mban vendin e dytë!

Me këtë fitore, Girona shkoi në kuotën e 59 pikëve, duke ruajtur vendin e dytë në La Liga, 6 pas kryesueve të Realit.

27 Shkurt 2024, 00:15 Nga DOSJA
VIDEO / Girona rikthehet tek fitoret në La Liga dhe mban vendin e

SPANJE - Girona arriti të merrte një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Rayo Vallecanos me rezultatin 3-0. Katalanasit ishin disi konfuzë në pjesën e parë, por pak pas fillimit të së dytës, Viktor Tsygankov zhbllokoi rezultatin, duke kaluar të tijtë në avantazh.

Më tej, Girona mori akoma më shumë zemër dhe iu afrua disa herë golit e sigurisë. Rayo ndërlikoi akoma më shumë ndeshjen në momentin kur Chavarria mori 2 kartonë të verdhë në harkun kohor të një minute. Sapo nisi koha shtesë, Girona hoqi çdo hije dyshimi, duke i vënë kapak ndeshjes me dy golat e shënuar nga Savio.

Me këtë fitore, Girona shkoi në kuotën e 59 pikëve, duke ruajtur vendin e dytë në La Liga, 6 pas kryesueve të Realit. Nga ana tjetër, Rayo Vallecano ka harruar të fitojë, teksa edhe këtë javë madrilenët dalin pa pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll