Sport

Më në fund drejtuesit e Ballkanit marrin vendimin për Ilir Dajën!

Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë! Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh.

26 Shkurt 2024, 18:24 Nga DOSJA

Më në fund drejtuesit e Ballkanit marrin vendimin për Ilir

KOSOVE - Ilir Daja do të drejtojë skuadrën e Ballkanit deri në vitin 2026. Këtë lajm e kanë bërë publik kampionët e Kosovës, ndërsa përmes rrjeteve sociale theksojnë se Daja së bashku me “kalorësit” e tij nisën të shkruajnë historinë e klubit nga Suhareka, ndaj dhe i është besuar “dirigjenca e simfonisë” edhe për dy vite të tjera.

“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë. Ai me “orkestrën”e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e  historisë. Ne i kemi besuar të na prijë betejave.

Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë! Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh. Zonja dhe zotërinj, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.

Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë! Na priftë e mbara!”, shkruhet në postimin e Ballkanit.

Më në fund drejtuesit e Ballkanit marrin vendimin për Ilir

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll