Sport

VIDEO / Rifillon futbolli në Ukrainë, por sirenat e sulmeve ndëpresin ndeshjen!

Liga ukrainase vazhdon në mes të luftës, me ndeshjen e Shakhtarit kundër Oleksandria të ndërprerë përkohësisht në minutën e 77-të për shkak të një alarmi për sulm ajror në Kirovohrad.

26 Shkurt 2024, 17:54 Nga DOSJA
VIDEO / Rifillon futbolli në Ukrainë, por sirenat e sulmeve

UKRAINE - Lufta në Ukrainë vazhdon, me sportet e prekura nga ky makth. Liga e futbollit në vend ka nisur sërish në kushte të vështira, me ndeshjen e parë për vitin 2024, atë të Oleksandria me Shakhtar Donetsk, e ndërprerë në minutën e 77-të (rezultati ishte 0-0). Arsyeja ishte se një alarm për sulm ajror u dëgjua në rajonin e Kirovohrad, me lojtarët e të dy skuadrave duke u nisur drejt dhomës së zhveshjes për arsye sigurie.

Pas gjysmë ore qëndrimi aty alarmi përfundoi dhe loja vazhdoi normalisht deri në fund (0-0).

<div style="width: 100%; height: 0px; position: relative; padding-bottom: 177.778%;"><iframe src="https://streamable.com/e/cvi230?quality=highest" frameborder="0" width="100%" height="100%" allowfullscreen style="width: 100%; height: 100%; position: absolute;"></iframe></div>

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll