Politike

A do organizojë ceremoninë e betimit të anëtarëve të Kushtetueses? Meta: S’më detyron publikimi kontrabandë në Fletor

13 Nëntor 2019, 20:11 Nga DOSJA
A do organizojë ceremoninë e betimit të anëtarëve

TIRANË- Presidenti Ilir Meta u shpreh se është gati të organizojë ceremoninë e betimit për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por la të kuptohet se Arta Vorpsi nuk njihet prej ti si gjyqtare në këtë institucion.

Meta tha se nuk mund të detyrojë presidentin një publikim kontrabandë, siç ai cilësoi publikimin në Fletoren Zyrtare të emrit të Arta Vorpsit.

Jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë zyrtarisht me institucionin e Presidentit, dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar në respekt të ksuhtetutës dhe detyrimeve kushtetuese dhe kjo është një çështje e mbyllur dhe shumë e qartë. Ju duhet të dini se çfarë publikohet në fletoren zyrtare dhe këto janë me ligj, çdo publikim kontrabandë, padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për presidentin në zbatim të detyrimeve të tij kushtetuese“, tha Meta.

Presidenti Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat. Meta dha shpjegimet për emërimin e Xhaferllarit në GJK dhe tha se kanditatura e saj ishte paragjykuar. Kreu i Shtetit sulmoi kryetarin e KED, Ardian Dvoranin, dhe maxhorancën ku i akuzoi për shkelje të Kushtetutës. Presidenti tha se Dvorani ka bërë veprime mafioze dhe lojëra me kandidaturat për në GJK. Kritika të forta pati dhe për ambasadorët, ku një pjesë të tyre i quajti të korruptuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta meta konference 13 nentor 2019 arta vorpsi gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta meta konference 13 nentor 2019

Sondazh

Poll