Bota

Kulla Eiffel humb 1 deri në 2 milionë euro të ardhura në gjashtë ditë për shkak të grevës së punëtorëve

Sete, e cila është gjithashtu kompania operuese e monumentit, tha për AFP se kishte humbur 1-2 milionë euro të ardhura gjatë grevës.

26 Shkurt 2024, 17:41 Nga E. D

Kulla Eiffel humb 1 deri në 2 milionë euro të ardhura në

PARIS- Kulla Eiffel pësoi humbje të mëdha të të ardhurave për 6 ditët e mbyllura për shkak të grevës së punëtorëve. Sete, e cila është gjithashtu kompania operuese e monumentit, tha për AFP se kishte humbur 1 deri në 2 milionë euro të ardhura gjatë grevës. Gjithashtu 100,000 vizitorë (nga 15,000 në 20,000 në ditë) nuk ishin në gjendje të ngjiteshin në atraksionin popullor për shkak të grevës.

Marrëveshja për përfundimin e grevës parashikon përfshirjen e punëtorëve në monitorimin e modelit financiar dhe funksionimit të monumentit, në kuadër të një organi që mblidhet çdo gjashtë muaj. Këto takime kryesisht pritet të bëjnë të mundur monitorimin e modifikimit të kontratës mes Sete dhe Bashkisë së Parisit, në kuadër të një delegacioni të shërbimit publik. 

Bilanci në financat e Kullës Eifel, e cila në vitin 2023 kishte frekuentim më të lartë se përpara pandemisë Covid, me 6.3 milionë vizitorë, u dobësua me gati 130 milionë euro për shkak të humbjeve të të ardhurave gjatë krizës së saj 2-vjeçare.

kulla eiffel

Sondazh

Poll