Bota

Plazza de Espana sheshi i famshëm i Sevilla do të bëhet me biletë pagesë për turistët

"Ne planifikojmë të mbyllim Plata de España dhe të tarifojmë turistët për të financuar mirëmbajtjen e saj dhe për të garantuar sigurinë e saj," shkroi kryebashkiaku Jose Luis Sant në një postim në X.

26 Shkurt 2024, 17:33 Nga S.N
Plazza de Espana sheshi i famshëm i Sevilla do të bëhet me
Plazza de Espana

SPANJË- Turistët që vizitojnë qytetin jugor spanjoll në Sevilla duhet që së shpejti të paguajnë një biletë për të eksploruar Plazza de Espana, ka njoftuar qeveria e qytetit. Kjo vjen si pjesë e planeve për të kontrolluar volumin e turistëve që vërshojnë në këtë qytet.

"Ne planifikojmë të mbyllim Plata de España dhe të tarifojmë turistët për të financuar mirëmbajtjen e saj dhe për të garantuar sigurinë e saj," shkroi kryebashkiaku Jose Luis Sant në një postim në X.

Plazza de Espana është pjesë e një kompleksi të ndërtuar në vitin 1969 si pjesë e Ekspozitës Ibero-Amerikane, me synimin për të pasqyruar karakterin spanjoll në arkitekturën e saj dhe dekorimet e saj me pllaka.

Mijëra njerëz nga e gjithë bota e vizitojnë sheshin çdo ditë, me karroca ose në këmbë. Vendi u shndërrua në një set për filmin e vitit 1999 Star Ëars: The Invisible Menace dhe është një pikë qendrore e jetës kulturore të Seviljes, ku pret koncerte dhe shfaqje.

Edhe pse Santh e bëri të qartë se vendasve do t'u lejohej ende akses falas, shumë përdorues të X, përfshirë banorët e Seviljes, shpejt shprehën pakënaqësinë e tyre me planin e qeverisë së qytetit.

Me më shumë se 3 milionë turistë në vit dhe një popullsi prej 700 mijë banorësh, Sevilja është qyteti i tretë më i populluar i Spanjës.

plazza de espana spanje sevilla

Sondazh

Poll