Bota

Si u mashtruan indianët për të luftuar për Rusinë në Ukrainë?

Hemal Ashwinbhai nga shteti Gujarat vdiq në një sulm me raketa javën e kaluar, raportoi gazeta Hindu gjatë fundjavës.

26 Shkurt 2024, 11:08 Nga M.B
Si u mashtruan indianët për të luftuar për Rusinë
Një burrë u nis për në Moskë nga Chennai për një punë që mendonte se ishte e sigurt

INDIA- Të paktën një duzinë indianë janë mashtruar nga agjentët për të luftuar për forcat ruse në Ukrainë me raporte që thonë se njëri prej tyre u vra në një sulm raketash. Hemal Ashwinbhai nga shteti Gujarat vdiq në një sulm me raketa javën e kaluar, raportoi gazeta Hindu gjatë fundjavës. Babai i Hemal tha për BBC më 23 shkurt se ai foli me djalin e tij tre ditë më parë. Ai tha se ishte dërguar 20-22 km (12-13 milje) brenda kufirit të Ukrainës dhe e telefononte çdo disa ditë kur kishte akses në rrjetin celular. Familjet e shqetësuara të burrave të mbetur i kanë bërë thirrje qeverisë federale që t'i kthejë në shtëpi.

Burrat e mashtruar indian i përkasin moshave 22 dhe 31-vjeç, dyshohet se u dërguan në fushën e betejës me pretekstin e "stërvitjes", sipas familjeve të tyre. Një burim i ministrisë ruse të mbrojtjes informoi 'The Hindu' se numri aktual i rekrutuar në vitin e kaluar është afërsisht 100. Ministria e Jashtme e Indisë ka pranuar se disa shtetas indianë janë regjistruar për role mbështetëse me ushtrinë ruse.

"Çdo rast i tillë i sjellë në vëmendjen e Ambasadës Indiane në Moskë është marrë në shqyrtim me autoritetet ruse dhe ato që u janë vënë në vëmendje ministrisë janë marrë me Ambasadën Ruse në Nju Delhi. Disa indianë tashmë janë liruar si rezultat”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Ministria u bëri thirrje gjithashtu të gjithë shtetasve indianë të tregojnë kujdesin e duhur dhe të qëndrojnë larg këtij konflikti.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll