Bota

VIDEO/ Jashtë mbledhjes së ministrave të Bujqësisë së BE-së, përplasje mes policisë dhe fermerëve në Bruksel

Mësohet se rreth 300 traktorë janë rreshtuar në qendër të qytetit dhe Rue de la Loi është bllokuar nga fermerët që bëjnë thirrje që kërkesat e tyre të dëgjohen.

26 Shkurt 2024, 10:04 Nga M.B
VIDEO/ Jashtë mbledhjes së ministrave të Bujqësisë
Fermerët

BRUKSEL- Përplasje mes fermerëve dhe policisë po ndodhin sot në Bruksel, ku dhe janë mbledhur ministrat e Bujqësisë të 27 vendeve të BE-së. Mësohet se rreth 300 traktorë janë rreshtuar në qendër të qytetit dhe Rue de la Loi është bllokuar nga fermerët që bëjnë thirrje që kërkesat e tyre të dëgjohen. Nën tingujt e muzikës dhe parullave, fermerët ngritën barrikada të bëra me pleh organik dhe goma. Policia tentoi të bllokonte kalimin e fermerëve me të paktën tre topa uji, por ata thyen kangjellat dhe iu afruan ndërtesës ku do të mblidhen ministrat e Bujqësisë.

Në një deklaratë, Federata e Fermerëve të Rinj shprehu keqardhjen që asnjë përgjigje strukturore e mbështetur nga federata nuk u vendos në axhendën e Këshillit të Bujqësisë të kësaj të hëne.

“Europa duhet të mbrojë më mirë bujqësinë e saj, veçanërisht në kontekstin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë. Europa duhet të ketë gjithashtu mjetet për të përmbushur ambiciet e saj duke i siguruar Politikës së Përbashkët Bujqësore (CAP) një buxhet të mjaftueshëm për t’i lejuar fermerët të fitojnë të ardhura për përpjekjet e shumta që bëjnë për të mbrojtur mjedisin”, shton federata.

protestat e fermereve begjika

Sondazh

Poll