Bota

Në mes të luftës, jep dorëheqjen kryeministri palestinez dhe qeveria e tij

Ky zhvillim shihet si një përgjigje ndaj gjesteve të fundit nga Hamasi drejt krijimit të një organi teknokratik të fokusuar në rindërtimin e Gazës dhe rivendosjen e sigurisë pas konfliktit Izrael-Hamas. 

26 Shkurt 2024, 09:51 Nga r.ll
Në mes të luftës, jep dorëheqjen kryeministri palestinez dhe
mohammed shtayyeh

PALESTINË- Qeveria e Autoritetit Palestinez (PA), ka dhënë dorëheqjen, me planet për krijimin e një qeverie të re teknokratike në të ardhmen.

Kryeministri i Autoritetit Palestinez Mohammed Shtayyeh dhe qeveria e tij kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre presidentit Mahmoud Abbas, njoftoi ai ditën e sotme.

“Dëshiroj të informoj këshillin e nderuar dhe popullin tonë të madh se dorëheqjen e qeverisë ia kam vënë në dispozicion zotit president [Mahmoud Abbas] të martën e kaluar dhe sot e dorëzoj me shkrim”, tha Shtayyeh në një postim në Facebook. 

Shtayyeh tha se mori vendimin për shkak të përshkallëzimit të dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe luftës në Gaza.

mohammed shtayyeh

Sondazh

Poll