Bota

Papa Françesku anulon dëgjesën e mëngjesit për shkak të gendjes gripale

Njoftimi u dha nga Vatikani në një deklaratë.

26 Shkurt 2024, 10:15 Nga M.B
Papa Françesku anulon dëgjesën e mëngjesit për shkak
Papa Françesku


VATIKAN- Papa Françesku ka anuluar dëgjesën e tij të hënën në mëngjes për shkak se ai ende vuan nga gripi i lehtë. Njoftimi u dha nga Vatikani në një deklaratë.

“Simptomat e lehta të ngjashme me gripin vazhdojnë, pa temperaturë”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se audiencat e mëngjesit u pezulluan si masë paraprake.

Papa i cili anuloi takimet e tij të shtunën për shkak të gripit, ka pësuar probleme të përsëritura shëndetësore muajt e fundit. Ai u detyrua të anulojë një udhëtim të planifikuar në një takim klimatik COP28 në Dubai në dhjetor për shkak të efekteve të gripit dhe inflamacionit të mushkërive. Ai dha mesazhin e tij të rregullt Angelus të dielën kur bëri thirrje për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë që do të çonte në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

me autograf nga papa françesku

Sondazh

Poll