Bota

Protesta para ambasadës ruse në Shkup, digjet portreti i Putin

Mësohet se protestuesit kanë mbajtur pankarta ku shkruhej “Rusia është vend terrorist”, “Putini vrasës", ndërkohë që kanë djegur edhe një portret të presidentit rus, Vladimir Putin.

26 Shkurt 2024, 09:52 Nga M.B
Protesta para ambasadës ruse në Shkup, digjet portreti i Putin
Shkup

SHKUP- Qindra qytetarë protestuan këtë fundjavë në Shkup kundër agresionit rus në Ukrainë të nisur prej 2 vitesh. Mësohet se protestuesit kanë mbajtur pankarta ku shkruhej “Rusia është vend terrorist”, “Putini vrasës", ndërkohë që kanë djegur edhe një portret të presidentit rus, Vladimir Putin. Protesta u organizua nga shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut “Lesya Ukrainka”, ndërsa në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Larisa Dir. Marshi u zhvillua nga rruga e “Ukraina” deri te Ambasada Ruse në Shkup, ndërkohë që u drejtua nga Oleksandr Urbanoviç, i cili është kryetar i Shoqatës së Ukrainasve “Lesya Ukrainka”.

Ai u tha të pranishmëve se mbështetja ushtarake për Ukrainën është më se e nevojshme për “për të parandaluar një luftë më të madhe në Evropë dhe një reaksion zinxhir të luftërave ndërshtetërore në mbarë botën”.

Regjimi i Kremlinit po përpiqet të ndryshojë hartën e botës, të rishkruajë historinë dhe të shkatërrojë komunitetin ndërkombëtar bazuar në ligje dhe rregulla. Skllavërimi i Ukrainës supozohej të ishte vetëm një hap drejt një plani më të madh: rindarja e botës.  Falë guximit të popullit ukrainas, Rusia është ende e mbërthyer në hapin e parë pas dy vitesh luftë të gjithanshme... Pas 24 vitesh në pushtet, diktatori rus është i shkëputur nga realiteti dhe i fiksuar pas iluzioneve pseudohistorike ku, sipas tij, Rusia qenka mbi të drejtën ndërkombëtare dhe misionin e tij e sheh në zgjerimin e Rusisë, kurse zëdhënësit e regjimit të tij kërcënojnë rregullisht vendet e tjera evropiane dhe krijon dezinformata dhe propagandë”, tha a.

Sipas tij, vetëm përmes unitetit dhe stabilitetit përballë agresionit dhe terrorit rus është e mundur të rivendoset arkitektura e sigurisë në Evropë. Ai theksoi se të fitosh një luftë kërkon qëndrueshmëri dhe mbështetje ushtarake.

“Mbrojtësit heroikë ukrainas dëshmuan se Ukraina është e aftë të rezistojë, të mundë regjimin gjakatar rus dhe të çlirojë të gjitha territoret e pushtuara përkohësisht me mbështetjen e nevojshme ushtarake”, shtoi Urbanoviç.

shkup proteste

Sondazh

Poll