Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në “San Siro”, Milani dhe Atalanta ndahen në paqe!

Pas këtij barazimi Milani mbetet në vendin e tretë në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Atalanta e pesta me 46 pikë.

25 Shkurt 2024, 22:43 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në “San Siro”, Milani dhe Atalanta ndahen

ITALI - Nuk ka shkuar më tepër se një barazim 1-1 përballja e javës së 26-të të Serisë A mes Milanit dhe Atalantës e luajtur në “San Siro”.

Një nga ndeshjet direkte mes rivaleve për zonën e Champions League nuk ka prodhuar më tepër se nga një pikë për të dyja ekipt që nuk ë shërben shumë.

Kuqezinjtë e nisën me vrrullë takimin dhe që në minutën e 3-të një inkursion personal i Rafael Leaos finalizohet me një supergol, duke i dhënë mundësinë portugezit të rigjejë golin në kampionat, pas shtatorit të vitit të shkuar.


Megjithatë nuk u dorëzua Atalanta dhe brenda pjesës së parë arrin të barazojë. Një duel në zhvillimet e një goditjes së këndit për skuadrën bergamaske sjell ndërhyrjen e gabuar të Giroud dhe pasi arbitri Orsato e pa në VAR, vendosi të akordojë penallit.

Kopmeiners e merr përsipër dhe arrin të shënojë duke çuar të dyja skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat 1-1. Në pjesën e dytë tentativat e të dyja ekipeve nuk prodhuan më gola, veç disa rasteve më të rrezikshme të kuqezinjëve që u neutralizuan nga portieri i Atlantës. Pas këtij barazimi Milani mbetet në vendin e tretë në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Atalanta e pesta me 46 pikë.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll