Aktualitet

Horrori në Durrës/ Vranë babain dhe e groposën në kasolle, tre fëmijët dalin sot para gjykatës

Mbi tre fëmijët, rëndojnë akuzat e “Vrasjes për rrethana familjare në bashkëpunim” si dhe “mos kallëzim krimi”.

26 Shkurt 2024, 07:31 Nga r.ll
Horrori në Durrës/ Vranë babain dhe e groposën në
hygerta, pellumb dhe hysen meta

DURRËS- Tre fëmijët e Pëllumb Metës, të cilët akuzohen se kanë vrarë të atin e tyre, do të dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre fëmijë vranë me armë zjarri babanë e tyre, e groposën në kasollen e bagetive pranë banesës dhe më pas e raportuan të zhdukur. 

Mbi tre fëmijët, rëndojnë akuzat e “Vrasjes për rrethana familjare në bashkëpunim” si dhe “mos kallëzim krimi”. Nga dosja hetimore kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim ku thuhet se versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar. Të pyetur nga policia, familja që ku mund të fejohej Hygerta, ka pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Blerina vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

pellumb meta hygerta meta hysen meta

Sondazh

Poll