Aktualitet

Fejesa e Hygertës pa dëshirë, babai i djalit: Nuk ekziston si shkak për vrasjen, nxirrte familjen për dreka shpesh, donte t'i blinte vajzës makinë

Në dëshminë e babait të djalit me të cilin thuhet se viktima do të fejonte të bijën thuhet se Pëllumb Meta nuk ishte problematik sikurse pretendojnë fëmijët.

25 Shkurt 2024, 17:40 Nga M.B
Fejesa e Hygertës pa dëshirë, babai i djalit: Nuk ekziston si
Hygerta dhe Pëllumb Meta

DURRËS- Është zbardhur një tjetër dëshmi nga familja që kishte shfaqur interes për krushqi me Pëllumb Metën babanë e vrarë nga 3 fëmijët. Dëshmia e radhës, përsëri ka hedhur poshtë skenarin se ai donte ta fejonte të bijën pa dëshirë. Në dëshminë e babait të djalit me të cilin thuhet se viktima do të fejonte të bijën thuhet se Pëllumb Meta nuk ishte problematik sikurse pretendojnë fëmijët.

Ai shprehet për Top Channel se e nxirrte shpesh familjen për dreka dhe së fundmi kishte vendosur t’i blinte një makinë Hygertës, që të mund të shkonte në shkollë.

“Ai po të kishte vendosur ta fejonte pa dëshirë e kishte bërë dhe i thoshte do të fejohesh dhe mos shko në shkollë, por jo. Ne as nuk e dinim këtë gjë deri në momentin kur erdhi policia e pyeti. I kishte shkuar ndërmend nuses për djalin tjetër që kam në Itali. Ndaj ky si shkak për ta vrarë nuk ekziston, po dhe ai për dhunë nuk më bind. Ai i nxirrte shpesh për dreka jashtë, në lokale, fëmijët dhe gruan. I merrte me makinë. Para ca kohësh ishte i gëzuar se e bija i kishte dhënë makinës së tij nga Kruja deri në shtëpi dhe po mendonte t’i blinte një makinë që të shkonte e vinte nga shkolla. Madje dhe e kishte porositur te pronari i makinave ku punonte. Kështu më pat thënë”, tha babai i djalit.

pellumb meta hygerta

Sondazh

Poll