Aktualitet

"Janë punë grash, fol me gruan", kërkoi dorën e Hygertës për kunatin, ndërmjetësja: I thashë për fejesën para 4 muajsh, vajzën e kishte dritën e syve

Dëshmia e radhës, përsëri ka hedhur poshtë skenarin se ai donte ta fejonte të bijën pa dëshirë.

25 Shkurt 2024, 16:33 Nga M.B

 

"Janë punë grash, fol me gruan", kërkoi dorën e
Pëllumb dhe Hygerta Meta

DURRËS- Është zbardhur së fundmi një tjetër dëshmi nga familja që kishte shfaqur interes për krushqi me Pëllumb Metën babanë e vrarë nga 3 fëmijët. Dëshmia e radhës, përsëri ka hedhur poshtë skenarin se ai donte ta fejonte të bijën pa dëshirë. Enxheni, e cila u bë shkas për të kërkuar dorën e Hygertës për vëllain e burrit të saj, tregon se babai i Hygertës ishte një njeri i dashur dhe se nuk donte ta fejonte vajzën e tij, për shkak se po donte të vazhdonte universitetin.

Ajo pretendon se Pëllumb Meta i ka thënë: “këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan”.

“Ai e kishte dritën e syve. Bënte gjithçka për të. I donte fëmijët e tij, familjen. Çdo ditë e dërgonte me makinën e vet vajzën deri në Durrës që të merrte autobusin e të shkonte në Tiranë se ishte studente e gjuhëve të huaja. Duke e njohur e krijuar respekt për të, se vinte çdo ditë tek lokali, rreth 4 muaj më parë a diçka më shumë, i thashë për të fejuar vajzën me kunatin tim që jeton në Itali. Më tha që vajza kishte filluar shkollën për gjuhët e huaja në Tiranë dhe s’bëhej ajo punë. Megjithatë nuk ma preu shkurt, po më tha: ‘Këto janë punë grash. Shko e fol njëherë me gruan.’ Shkova dhe më priti shumë mirë, por dhe ajo më tha të njëjtën gjë dhe u mbyll ajo punë. Kaq qe”, shprehet Enxheni, sipas dosjes së zbardhur nga Top Channel.

pellumb meta hygerta meta

Sondazh

Poll