Aktualitet

U fut në banesën e 28-vjeçares për të vjedhur, shqiptari tenton të përdhunojë bullgaren në Greqi, arrestohet pas disa ditësh

Ngjarja u regjistrua në Keratsini të Greqisë. Shqiptari pasi hyri në një shtëpi në rrugën “Feron” në Keratsini dhe pa bullgaren duke fjetur në banesën e saj ku më pas tentoi ta përdhunonte.

25 Shkurt 2024, 16:07 Nga N.F
U fut në banesën e 28-vjeçares për të vjedhur,
Foto ilustruese

GREQI- Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga autoritet greke pasi ka tentuar të përdhunojë një 28-vjeçare. Shqiptari ka hyrë në banësen e 28-vjeçare bullgare për të vjedhur dhe më pas ka tentuar të përdhunojë të renë. Ngjarja u regjistrua në Keratsini të Greqisë. Shqiptari pasi hyri në një shtëpi në rrugën “Feron” në Keratsini dhe pa bullgaren duke fjetur në banesën e saj ku më pas tentoi ta përdhunonte.

28-vjeçarja ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshjen me 30-vjeçarin. Shqiptari gjatë përleshjes dhe tenativës për ta përdhunuar ka plagosur me thikë të renë në duar dhe fytyrë. Më pas 28-vjeçarja ka kafshuar shqiptarin dhe ky i fundit është arratisur. Mënjëherë pas ngjarjes bullgarja ka shkuar në polici dhe ka denoncuar rastin. Efektivët e policisë kanë mbërritur të enjten në gjurmët e autorit dhe e kanë vënë në pranga.

greqi shqiptar perdhunim vjedhje

Sondazh

Poll