Aktualitet

Nën kërcënimin e armës, hajdutët vjedhin marketin në Korçë, marrin para dhe paketa cigaresh

Mësohet se në një market kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur ku kanë marrë para si edhe paketa cigaresh. 

25 Shkurt 2024, 19:37 Nga N.F
Nën kërcënimin e armës, hajdutët vjedhin marketin
Foto ilustruese

KORÇË- Një grabitje më armë është regjistruar mbrëmjen e sotmë në fshatin Drenovë të Korçës. Mësohet se në një market kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur ku kanë marrë para si edhe paketa cigaresh. 

Nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e çështjes dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë:

Korçë/Informacion paraprak/ Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

korce vjedhje arme

Sondazh

Poll