Aktualitet

EMRI+FOTO/ U aksidentua rrugës për në shtëpi, humb jetën 26-vjeçari shqiptar në Greqi, po kthehej pas ndeshjes së futbollit

Aksidenti u regjistrua pak para orës 18.00, kur Sula po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

25 Shkurt 2024, 20:17 Nga N.F
EMRI+FOTO/ U aksidentua rrugës për në shtëpi, humb
Viktima

GREQI- Një 26-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi pas një aksidenti. Mësohet se Serxho Sula po udheëtonte me motor në aksin Seksklou-Volos kur ka humbur kontrollin. Aksidenti u regjistrua pak para orës 18:00, kur Sula po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Motoçikleta me të cilën po udhëtonte me gjasë ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar. Një ambulancë e EKAV mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë. Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

aksident viktime shqiptar

Sondazh

Poll