Sport

"Shqetëson" Egnatia, katër ndeshje pa fitore! Teuta i rrëmben një pikë në shtëpi…

Skuadra e Egnatias, gjithsesi mban vendin e parë e pashqetësuar, tani në kuotën e 49 pikëve.

25 Shkurt 2024, 20:51 Nga DOSJA

"Shqetëson" Egnatia, katër ndeshje pa fitore! Teuta i

RROGOZHINE - Teuta “macja e zezë” për Egnatian, e cila u ndal në një barazim pa gola në shtëpi (0-0).

Në ndeshjen e luajtur në “Egnatia Arena”, për javën e 25-të të Abissnet Superiores, kryesuesit e kampionatit regjistruan ndeshjen e katërt radhazi pa fitore, ndërkohë që ky ishte i treti barazim në po kaq ndeshjes.

Pjesa e parë ishte mjaft e bukur dhe me raste nga të dyja skuadrat, teksa pak pasi kishte kaluar gjysmë ore lojë Rama arriti që të mposhte portierin Vata, por gjytari sinjalizoi një pozicion të parregullt.

Edhe pjesa e dytë kishte ritëm, teksa në fund përsëri rrogozhinasit nuk arritën të festonin golin e shënuar, për shkak se Drame u ndal nga pozicioni i parregullt.

"Shqetëson" Egnatia, katër ndeshje pa fitore! Teuta i

Teuta, pasi ka fituar dhe barazuar me rrogozhinasit në dy fazat e mëparshme, në ndeshjen e tretë të sezonit merr një pikë me shumë vlerë, nga një prej skuadrave më të forta në kampionat.

Gjithsesi, durrsakët shkojnë në kuotën e 25 pikëve, edhe pse mbetet në vendin e parafundit. Skuadra e Tetovës në krahun tjetër mban vendin e parë e pashqetësuar, tani në kuotën e 49 pikëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll