Sport

Incident tjetër në stadium, këtë herë në Korçë, përzihen gratë dhe vajzat, ndërhyn Olsi Rama dhe policia! – Shikoni videon!

Drejtor i klubit Partizani reagon për të qetësuar situatën sëbashku me presidentin e klubit vendas Ardjan Takaj dhe policinë.

25 Shkurt 2024, 20:19 Nga DOSJA
Incident tjetër në stadium, këtë herë në

KORCE - Nuk ka shkuar mirë situate as në stadiumin e Korçës, i cili dikur, ka qenë shembull sa i përket pranisë së tifozerisë, sidomos të vajzave dhe grave.

Në takimin e kësaj jave Skënderbeu-Partizani, i fituar nga vendasit 1-0, në përfundim është krijuar një incident në tribunën qendrore.

Në pamje të parë dëgjohen fyerje të shumta në drejtim të “miqve” nga Tirana, ku shihen vajza dhe gra që largohen pas ofendimeve në korr nga tribuna.

Ndërkaq ka ndërhyrë edhe vëllai i kryeministrit Olsi Rama, drejtor i klubit Partizani për të qetësuar situatën sëbashku me presidentin e klubit vendas Ardjan Takaj dhe policinë për të qetësuar tifozerinë korçare që nuk ndaloi fyerjet në korr.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll