Sport

VIDEO / Ndeshja e tretë dhe Muçi gjen golin e parë në Turqi...

Futbollisti i kombëtares mori një pasim Gedson Fernandes në minutën e 54, me 23-vjeçarin që nuk u mendua dy herë, por goditi tokazi nga distanca duke e nxjerrë nga loja portierin kundërshtar.

25 Shkurt 2024, 19:52 Nga DOSJA
VIDEO / Ndeshja e tretë dhe Muçi gjen golin e parë në

TURQI - Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares kuqezi, pasi mori një pasim nga Gedson Fernandes në minutën e 54-të, nuk u mendua dy herë.

Ai goditi tokazi nga distanca, duke e bërë të pavlefshme hedhjen e portierit kundërshtar dhe vulosur fitoren. Ishte ky goli i parë i futbollistit shqiptar, në tri ndeshjet e luajtura skuadrën turke të Stambollit.

Më herët, në minutën e 23-të Kilicsoy kishte shënuar golin e pare për Besiktas fitoi me shifrat 0-2 ndaj Istanbulspor, teksa në lojë për gjigandët turq ishte edhe Milot Rashica, i cili u zëvendësua në minutën e 77-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll