Sport

VIDEO / Nuk i mjafton Osimhen Napolit, Cagliari e befason në fund!

Me këtë barazim, Cagliarin që shkon në kuotën e 20 pikëve po aq sa dhe Verona dhe Sassuolo. Napoli në krahun tjetër mbetet në vendin e 9-të me 37 pikë duke regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.

25 Shkurt 2024, 17:15 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk i mjafton Osimhen Napolit, Cagliari e befason në fund!

ITALI - Cagliari i ngriu buzëqeshjen në frymën e fundit Napolit, duke marrë 1 pikë, nënjë ndeshje me shumë episode. Në pjesën e parë VAR i erdhi në ndihmë Napolit, teksa anuloi një autogol të Rrahmanit, ndërkohë që më pas napolitanët shënuan në pjesën e dytë me Osimhen.


Në fundin e ndeshjes, Politano humbi një mundësi flagrante, e atë çka nuk e kreu dot Napoli e realizuan vendasit. Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkote drejt fundit, Luvumbo arriti që të gjejë rrugën e rrjetës në kohën shtesë, duke i hequr fitoren Napolit në limitet e ndeshjes.


Një gol që ndezi festën në shkallët e stadiumit, me Cagliarin që shkon në kuotën e 20 pikëve po aq sa dhe Verona dhe Sassuolo. Napoli në krahun tjetër mbetet në vendin e 9-të me 37 pikë duke regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll