Sport

Skënderbeu-Partizani "deja vu", mundet në Korçë nga një ish-lojtari i tij!

Skëndërbeu tani numëron 34 pikë, përkohësisht 1 pikë larg zonës “Final Four”. Humbja e pestë në kampionat për skuadrën e Orges Shehit, që vinte nga një moment i mirë pas fitoreve në derbi (kampionat) dhe ndaj Kukësit (Kupë).

25 Shkurt 2024, 20:01 Nga DOSJA

Skënderbeu-Partizani "deja vu", mundet në Korçë

KORCE - Skënderbeu mposht përsëri Partizanin, për të dytën herë këtë sezon në Korçë. 1-0 fitoi skuadra e Ivan Gvozdenovic përballë kampionëve në fuqi të Shqipërisë, të cilët i kishte mundur edhe në fazën e parë po 1-0, me gol të shënuar po me penallti, por me autor Rashicën.

Dean Liço, një ish-futbollist i "të kuqve", ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 38-të, avantazh që Skënderbeu e ruajti deri në fund. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga dhjetë lojtarë pas daljeve me të kuq të Deivid Janaqit dhe Arinaldo Rrapajt.

Fitore e madhe për juglindorët, të cilët kanë grumbulluar 9 pikë në 4 sfidat e fundit në Superiore. Dhe tani numërojnë 34 pikë, përkohësisht 1 pikë larg zonës “Final Four”. Humbja e pestë në kampionat për skuadrën e Orges Shehit, që vinte nga një moment i mirë pas fitoreve në derbi (kampionat) dhe ndaj Kukësit (Kupë).

Skënderbeu-Partizani "deja vu", mundet në Korçë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll