Sport

PLANI "B"/ Dalin dy emra të rinj për të zëvendësuar Jurgen Klopp te Liverpool…

Në rast dështimi me Xabi Alonson, “Reds” po hartojnë plane të tjerë…

25 Shkurt 2024, 13:30 Nga DOSJA

PLANI "B"/ Dalin dy emra të rinj për të

ANGLI - Me largimin e Jürgen Klopp në fund të sezonit, një faqe shumë e madhe në historinë e klubit do të mbyllet, me pikëllimin e madh të të gjithë tifozëve të Reds. Me një Champions League dhe një Premier League të fituar, gjermani do të mbetet në historinë e klubit si një trajner emblematik. 

Prandaj, drejtuesit është i detyruar të mendojë për të ardhmen, teksa e shohin Xabi Alonson si pasardhësin legjitim të Klopp. Një ish-lojtar i Liverpoolit, spanjoli aktualisht është trajner i Leverkusenit, me të cilin po kalon një sezon të bujshëm.

Nëse Reds nuk arrijnë të tërheqin Xabi Alonson për sezonin e ardhshëm, në skenë përmenden dy emra të planit B. Sipas “The Telegraph”, Liverpool dëshiron të vë bast për të ardhmen dhe po mendon për Julian Nagelsmann, 36 vjeç dhe Ruben Amorim, 39 vjeç. 

I pari ka qenë pa klub që kur u largua nga Bayern sezonin e kaluar, por u kthye në kombëtaren gjermane në shtator për të shmangur katastrofën këtë verë në shtëpi.  Gjermani do të ishte shumë i interesuar për një eksperiencë të parë jashtë vendit, ndonëse së fundmi u gjurmua nga PSG. 

Sa i përket Ruben Amorimit, ai gjithashtu nuk ka pasur asnjë përvojë jashtë Portugalisë dhe mund të joshej nga një sfidë e tillë. Aktualisht lider i kampionatit portugez me Sportingun, Amorim po zhvillon një lojë tërheqëse. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll