Aktualitet

Kanosje dhe drogë, arrestohen 4 persona në Durrës

Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 34-vjeçar pasi ka kanosur me thikë kushërirën e tij. Dy të arrestuarit e tjerë janë babë e bir dhe janë vënë në pranga pasi kanë ushtruar dhunë ndaj  njëri-tjetrit. 

25 Shkurt 2024, 15:39 Nga N.F
Kanosje dhe drogë, arrestohen 4 persona në Durrës
Foto ilustruese

DURRËS- Katër persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Sipas njoftimit të policisë të arrestuarit janë vënë në pranga për vepra të ndryshme penale. Një 36-vjeçar me inicialet Q. B. i cili ishte në kërkim për drogë dhe plagosje është vënë në pranga. Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 34-vjeçar pasi ka kanosur me thikë kushërirën e tij. Dy të arrestuarit e tjerë janë babë e bir dhe janë vënë në pranga pasi kanë ushtruar dhunë ndaj  njëri-tjetrit. 

Njoftimi i plotë:

Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas për vepra penale të ndryshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Q. B., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg" për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit;

-B. A., 34 vjeç, banues në fshatin Luz, Kavajë, pasi ka kanosur me mjet prerës (thikë) kushëriren e tij 29 vjeçe; -I. Ç., 65 vjeç dhe B. Ç, 32 vjeç, babë e bir, të dy banues në Kavajë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres arrestim plagosje

Sondazh

Poll