Aktualitet

Kanosje dhe mosbindje ndaj policisë, arrestohet një person në Korçë, procedohen tre të tjerë

Pas ndalimit nga policia mësohet se ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu policia ka proceduar në gjendje të lirë 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme.

25 Shkurt 2024, 15:36 Nga N.F
Kanosje dhe mosbindje ndaj policisë, arrestohet një person në
Foto ilustruese

KORÇË- Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga auotritet në Korçë pasi është nuk i është bindur udhërit të policisë. Pas ndalimit nga policia mësohet se ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu policia ka proceduar në gjendje të lirë 3 persona të tjerë për vepra të ndryshme.

Një 39-vjeçar është proceduar pasi ka kanosur me thikë një të mitur, një 17-vjeçare. Proceduar në gjendje të lirë janë edhe dy 17-vjeçarë pasi kanë kërcënuar një bashkëmoshatar përmes telefonit.

Njoftimi i plotë:

DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi në vendin e quajtur "Tyrbja e Gocës", Maliq, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip "Mitsubishi", të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filluan procedimin në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) një 17-vjeçare; Gjithashtu u referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë edhe për dy shtetas 17-vjeçarë, banues në Pogradec, pasi për motive të dobëta, dyshohet se kanë kanosur nëpërmjet telefonit, një bashkëmoshatarin e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korce procedim

Sondazh

Poll