Aktualitet

Vranë babain dhe e groposën, 3 fëmijët nesër para gjykatës, vajza: Mami u trondit nga ajo që kishim bërë, pastruam gjakun bashkë

Mbi tre fëmijët, rëndojnë akuzat e “Vrasjes për rrethana familjare në bashkëpunim” si dhe “mos kallëzim krimi”.

25 Shkurt 2024, 12:32 Nga M.B
Vranë babain dhe e groposën, 3 fëmijët nesër para
Foto ilustruese

DURRËS- Ditën e nesërme pritet të dalin para gjykatës për caktimin e masë së sigurisë 3 fëmijët e familjes Meta që dyshohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta në datë 10 shkurt dhe më pas ta kenë varrosur në kasollen e bagëtive. Mbi tre fëmijët, rëndojnë akuzat e “Vrasjes për rrethana familjare në bashkëpunim” si dhe “mos kallëzim krimi”. Nga dosja hetimore kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim ku thuhet se versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar. Të pyetur nga policia, familja që ku mund të fejohej Hygerta, ka pohuar se pavarësisht dëshirës së tyre për të lidhur krushqi me familjen Meta, i ati vajzës Pëllumb Meta ua kishte bërë të qartë se krushqia nuk mund të bëhej pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk kishte plane për ta fejuar.

“Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q. ku shtetësja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”, thuhet në dosje.

Blerina Meta, nëna e 3 fëmijëve të arrestuar, vendndodhja e të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë, ndodhet nën hetim në gjendje të lirë e dyshuar se kreu veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Blerina vazhdon ta mohojë që ishte në dijeni të ngjarjes, pavarësisht se në një nga dëshmitë e shumta që vajza ka dhënë mbi ngjarjen, dhe që prokuroria e ka pjesë të dosjes, thuhet se e ëma, kur ka ardhur në banesë ka ngelur e tronditur nga ajo që kishin bërë fëmijët.

“Kur mami u thye në shtëpi u trondit nga ajo që kishim bërë. Të dyja qëndruam në shtëpi dhe pastruam vendin dhe divanin nga gjaku, aty ku vëllai qëlloi babi. Ne e ngjitëm divanin në kat të dyte, ndërsa dy vëllezërit u morën me groposjen e trupit”, mësohet të ketë deklaruar vajza.

“Mami ka dalë pasdreke pasi merrej me punët e bujqësisë. Kur erdhi ajo nuk vuri re asgjë. Nuk u shqetësua për mungesën e babit, pasi mendoj që ka dalë për punë”, thuhet në një tjetër deklaratë të dhënë nga Hygerta Meta, duke shfajësuar në këtë mënyrë të ëmën si personi tjetër që kishte dijeni mbi krimin e kryer.

hygerta meta pellumb meta

Sondazh

Poll