Aktualitet

Tentojnë të vrasin një 25-vjeçar duke e dhunuar dhe goditur me makinë, arrestohet një nga vëllezërit në Kavajë

Bëhet me dije se 30-vjeçari dhe vellai i tij, një 26-vjeçar me inicialet G. U., janë konfliktuar për motive të dobëta me 25-vjeçarin dhe kanë tentuar ta vrasin duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet.

25 Shkurt 2024, 13:13 Nga M.B
Tentojnë të vrasin një 25-vjeçar duke e dhunuar dhe
Arrestimi

KAVAJA- Pas konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme mes tre personave, mësohet se janë 30-vjeçari Halil Ullorja dhe 25-vjeçari Letjan Lushkaj, në Kavajë. Bëhet me dije se 30-vjeçari dhe vellai i tij, një 26-vjeçar me inicialet G. U., janë konfliktuar për motive të dobëta me 25-vjeçarin dhe kanë tentuar ta vrasin duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet. Njoftohet se 26-vjeçari, i cili është në kërkim, e ka braktisur atutomjetin sapo ka goditur Lushkajn.

Mësohet se 25-vjeçari u arrestua pasi rezultoi se e drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 

Njoftimi:

Pas një konflikti për motive të dobëta, tentuan të vrisnin një 25-vjeçar, duke e dhunuar  goditur me automjet, arrestohet 30-vjeçari dhe punohet për kapjen e vëllait të tij që braktisi automjetin menjëherë pas konfliktit. Në pranga dhe 25-vjeçari, sepse rezultoi se drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur. Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë për një konflikt ndërmjet 3 shtetasve, në lagjen nr. 2,  kanë shkuar  menjëherë në zonë, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasin/it përgjegjës.

Falë ndërhyrjes në kohë shërbimet e Policisë parandaluan përshkallëzimin e konfliktit  dhe arrestuan në flagrancë shtetasin H. U., 30 vjeç, si  dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë, sepse dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë tentuar të vrasin shtetasin L. L., 25 vjeç, duke e dhunuar fizikisht atë dhe duke goditur me automjet, automjetin që drejtonte ky shtetas. Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë dhe 25-vjeçarin pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Vijon puna  për kapjen e 26-vjeçarit që braktisi automjetin, sapo goditi me të, automjetin e shtetasit L. L.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

kavaja vrasje policia

Sondazh

Poll