Aktualitet

Dita e tretë e Karnavaleve në Shkodër, vijonë paradat festive, të pranishëm vendas e të huaj

Të shumtë janë pjesëmarrësit dhe grupet e aktivizuara nga të gjitha trevat shqipfolëse.

25 Shkurt 2024, 12:59 Nga M.B
Dita e tretë e Karnavaleve në Shkodër, vijonë paradat
Karnavalet në Shkodër

SHKODËR- Në Shkodër vijon sot dita e tretë festës së Karnavaleve me parada dhe kostume të tematikave të ndryshme. Të shumtë janë pjesëmarrësit dhe grupet e aktivizuara nga të gjitha trevat shqipfolëse. Grupe të rinjsh të ndryshëm, kanë zgjedhur tematika të ndryshme për të prezantuar me anë të kostumeve që mbajnë veshur  e ndërsa ka nga ata që pohojnë se kjo festë ka nxitur turizmin kulturor. Vizitorë të huaj po ashtu janë parë të pranishëm duke shijuar magjinë e karnavaleve.

“Këtë vit kemi dashur me përcjellim një mesazh me mbajt ambientin pastër, me sensibilizuar qytetarët e Shkodrës. Shumë perfekt organizmi. Janë karnavalet që unë do i mbaj mend gjithmonë. E veçanta është se ka ardhur Mali i Zi, kanë ardhur qytete të tjera. Shkodra është e mbushur me njerëz, festë shumë e bukur, ku secili do me festuar dhe i dhënë gjallëri jo vetëm qytetit por edhe familjes. Kanë ardhur fëmijë, familjarë, turistë nga vendet thjerra, hotelet janë të mbushur, është një gjë  emirë që Shkodra me u kthye edhe në qytet festash. Është një shembull i mirë që kjo festë me u kthye në vazhdimësi. Është diçka shumë e bukur për ne shkodranët që marrim pjesë në karnavale. Sivjet është diçka krejt ndryshe, ka edhe qytetarë nga qytete të tjera, jemi të kënaqur që po i presim me shumë dashin dhe me karnavale që janë festë domethënëse për ne shkodranët. Për Shkodrën është diçka shumë e bukur dhe shpresoj që edhe vitin tjetër të jetë po kjo atmosferë dhe të presim sa më shumë qytetarë krah hapur”, thonë qytetarët.

Karvani shëtitës i karnavaleve po lëviz në rrugët kryesore të qytetit dhe dordoleci do të digjet në sheshin kryesor të qytetit.

karnavalet ne shkoder 2024

Sondazh

Poll