Sport

Tuchel për valixhen ku ishte ulur: “Ajo ka të gjitha gjërat e mia të paketuara” ...

Thomas Tuchel u pyet për valixhen në të cilën ishte ulur gjatë ndeshjes ndaj Leipzig dhe ai u përgjigj se e kishte sjellë nga shtëpia me të gjitha gjërat e tij të paketuara brenda.

25 Shkurt 2024, 12:30 Nga DOSJA

Tuchel për valixhen ku ishte ulur: “Ajo ka të gjitha gjërat

GJERMANI - Bayern Munich mundi 2-1 Leipzig të shtunën, por kjo nuk e kurseu  Thomas Tuchel, që të pyetej nga gazetarët në konferencën e tij për shtyp përsëri për të ardhmen e tij.

Njëri prej tyre e pyeti teknikun gjerman, nëse valixhja prej alumini, ku ai ishte ulur gjatë ndeshjes është foto e njëjtë me atë të mbushur, për shkak të divorcit që do të kenë të dy palët në verë, siç u bë e ditur disa ditë më parë.

Tuchel i është përgjigjur me një nuancë ironie gazetarit, se e ka bërë qëllimisht për këtë arsye dhe se e ka sjellë nga shtëpia dhe ka të gjitha gjërat e tij.

“Po, pikërisht ky ishte qëllimi. E solla me vete nga shtëpia, i ka të gjitha gjërat e mia, të gjitha të paketuara”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll