Sport

Mbappé, i tronditur nga aksidenti në Bordo… lutet për Alberth Elis

Anësori i PSG-së, i prekur nga aksidenti tragjik i pësuar nga sulmuesi i Girondinëve, i ka shkruar një mesazh kolegut të tij që po lufton për jetën.

25 Shkurt 2024, 12:00 Nga DOSJA

Mbappé, i tronditur nga aksidenti në Bordo… lutet për

FRANCE - Aksidenti tragjik sportive, i pësuar dje nga sulmuesi i Girondins të Bordeaux,  Alberth Elis, i cili ndodhet në koma të induktuar, pasi pësoi një goditje në kokë që shkaktoi traumë në tru gjatë ndeshjes kundër Guincamp (League 2), ka tronditur të gjithë në Francë. 

Gjithashtu edhe Kylian Mbappé. Anësori i PSG-së nuk ka dashur të humbasë rastin për t'i dërguar atij një mesazh me shpresën se ai do të shërohet, duke qenë se lojtari nga Hondurasi po lufton mes jetës dhe vdekjes, pasi duhet t'i nënshtrohet një operacioni. “Të gjitha mendimet e mia pozitive shkojnë tek ju”, ka shkruar Mbappé në rrjetet sociale. 

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll