Sport

VIDEO/ Sassuolo-Empoli 2-3: Bastoni, tre pikë të arta për shpëtim në minutën e 94-të

Një gol i mesfushorit në kohën e shtuar vendos përplasjen e mbijetesës. Nicola i pamposhtur, Dionisi gjithnjë e më i rrezikuar.

24 Shkurt 2024, 18:49 Nga DOSJA

VIDEO/ Sassuolo-Empoli 2-3: Bastoni, tre pikë të arta për

ITALI - Sfida e Serie A mes Sassuolos dhe Empolit u mbyll me fitoren e miqve me rezultatin 2-3. Ata ishin më pranë fitores përgjatë gjithë takimit, teksa kaluan dy herë në avantazh, por në dy raste u barazuan nga vendasit. Megjithatë, në minutat shtesë Empoli shënoi golin e tretë me Bastonin (90’+4).

Vlen të theksohet se protagonist në këtë ndeshje ishin edhe dy lojtarët e Kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami (u aktivizua në pjesën e dytë) dhe Ardian Ismajli (titullar).

I pari dhuroi asistin e golit të dytë për Sassuolon (Ferrari 77’), ndërsa mbrojtësi ishte i pafat, duke qenë se shkaktoi një penallti, e cila u shndërrua në gol nga Pinamonti (54’). Pas kësaj ndeshje, Sassuolo renditet në vendin e 17-të me 20 pikë, ndërsa Empoli mban vendin e 13-të me 25 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll