Bota

Protesta jashtë shtëpisë së ambasadorit rus në Poloni

Aktivistët vendosën një flamur të përgjakur rus me shkronjën "Z" në një grumbull plehrash dhe një tabelë mbi të ku shkruhej "Rusia=m..! Ne nuk të duam në BE, largohu nga këtu!

24 Shkurt 2024, 16:47 Nga S.N
Protesta jashtë shtëpisë së ambasadorit rus në Poloni
Ambasada ruse në Poloni

POLONI- Disa qytatërë të Polonisë kanë protestuar jashtë shtëpisë së ambasadorit rus. Protestuesit thanë se hodhën dy ton pleh organik jashtë shtëpisë së ambasadorit rus në Poloni sot që shënohen dy vite nga pushtimi rus i Ukrainës .

Aktivistët vendosën një flamur të përgjakur rus me shkronjën "Z" në një grumbull plehrash dhe një tabelë mbi të ku shkruhej "Rusia=m..! Ne nuk të duam në BE, largohu nga këtu!

Diku tjetër në Varshavë, në orën 6 të mëngjesit, protestuesit luajtën sirena, të shtëna armësh dhe shpërthime jashtë një ndërtese ku strehoheshin diplomatë rusë.

"Ne donim një sinjal të qartë për autoritetet polake dhe BE. Më në fund është koha për të dëbuar diplomatët rusë nga vendi ynë," thotë një protestues.

Ambasada ruse në Varshavë nuk iu përgjigj një kërkese të dërguar me email për koment. Ndryshe nga shtetet baltike, të cilat kanë dëbuar ambasadorët rusë, Polonia deri më tani nuk e ka ndërmarrë atë hap, pavarësisht se ka dëbuar diplomatët.

rusi poloni

Sondazh

Poll