Bota

Mbreti Charles III për ukrainasit: Të prekurit nga konflikti janë në mendje dhe lutjet e mia

Mbreti Charles njoftoi gati tre javë më parë se vuan nga kanceri dhe është tërhequr nga jeta publike për një periudhë të pazbuluar gjatë trajtimit të tij, ndërsa vazhdon të kryejë disa nga detyrat e tij zyrtare administrative.

24 Shkurt 2024, 15:34 Nga S.N
Mbreti Charles III për ukrainasit: Të prekurit nga konflikti janë
Mbreti Charles III

MBRETËRI E BASHKUAR- Mbreti Charles III “Homazh për vendosmërinë dhe forcën e popullit ukrainas” për shënimin e 2 viteve nga fillimi i luftës në Ukrainë.

"Vendosmëria dhe forca e popullit ukrainas vazhdon të jetë një burim frymëzimi pasi sulmi i paprovokuar mbi tokën, jetët dhe mjetet e jetesës së tyre hyn në vitin e tretë tragjik," tha mbreti.

Charles flet rallë për çështje ndërkombëtare po ai tha se megjithë kalvarin dhe dhimbjen gjigande që u është shkaktuar, ukrainasit vazhdojnë të shfaqin heroizmin e tyre.

“E gjithë zemra ime është me të gjithë ata që janë prekur nga konflikti dhe ata janë në mendimet dhe lutjet e mia”, shtoi ai.

Mbreti Charles njoftoi gati tre javë më parë se vuan nga kanceri dhe është tërhequr nga jeta publike për një periudhë të pazbuluar gjatë trajtimit të tij, ndërsa vazhdon të kryejë disa nga detyrat e tij zyrtare administrative.

mbreti charles iii

Sondazh

Poll