Bota

Vriten me thikë 3 gra në një shtëpi publike në Vjenë, policia arreston 27-vjeçarin nga Afganistani

jë person kishte zbuluar gjurmë gjaku jashtë ndërtesës, që ndodhet pranë lumit Danub, dhe lajmëroi policinë të premten në mbrëmje. Pas mbërritjes në vendngjarje, gratë u gjetën nga policia me prerje dhe plagë me thikë, shkruan Sky News. 

24 Shkurt 2024, 17:12 Nga r.ll
Vriten me thikë 3 gra në një shtëpi publike në
foto ilustruese

AUSTRI- Tre gra janë gjetur të vdekur në një shtëpi publike në Vjenë. Një person kishte zbuluar gjurmë gjaku jashtë ndërtesës, që ndodhet pranë lumit Danub, dhe lajmëroi policinë të premten në mbrëmje. Pas mbërritjes në vendngjarje, gratë u gjetën nga policia me prerje dhe plagë me thikë, shkruan Sky News. 

Pas kësaj policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë, një 27-vjeçar azilkërkues nga Afganistani i cili mbante një thikë, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në sulmet. 

Identiteti i tre viktimave mbetet i paqartë. Shtëpia publike është në lagjen e 20-të të Vjenës, një nga më të varfrat e qytetit, ndërsa përmendim se shtëpitë publike janë të ligjshme në Austri.

vjene

Sondazh

Poll