Bota

Rihapet kulla Eiffel pasi qëndroi 5 ditë e mbyllur për shkak të grevave

"Menaxhmenti i Société d'Exploitation de la Tour Eiffel (Sete) dhe sindikatat kanë arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund grevës, e cila parashikon që të dy palët të monitorojnë rregullisht modelin ekonomik, zhvillimin e investimeve në fuqinë punëtore dhe të ardhurat e kompanisë, përmes një organi që do të mblidhet çdo 6 muaj”

24 Shkurt 2024, 16:06 Nga S.N
Rihapet kulla Eiffel pasi qëndroi 5 ditë e mbyllur për shkak
Foto Ilustrim

FRANCË- Kulla Eiffel, e cila qëndroi e mbyllur për pesë ditë për shkak të grevës, do të rihapet ditën e nesërme pas një marrëveshjeje mes sindikatave dhe kompanisë operuese të monumentit të Parisit.

"Menaxhmenti i Société d'Exploitation de la Tour Eiffel (Sete) dhe sindikatat kanë arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund grevës, e cila parashikon që të dy palët të monitorojnë rregullisht modelin ekonomik, zhvillimin e investimeve në fuqinë punëtore dhe të ardhurat e kompanisë, përmes një organi që do të mblidhet çdo 6 muaj”, shpjegon Sete në një deklaratë.

 

 

france gravat

Sondazh

Poll