Bota

Vdes shefi i drejtësisë ruse disa ditë pas takimit me Putin

Vdekja e shefit të Gjykatës së Lartë është varg humbjesh të rangut të lartë për Putin. Më shumë se 30 rusë të profilit të lartë kanë vdekur që kur Putin pushtoi Ukrainën.

24 Shkurt 2024, 15:58 Nga S.N
Vdes shefi i drejtësisë ruse disa ditë pas takimit me Putin
Vyacheslav Lebedev

RUSI- Një shef i drejtësisë ruse ka vdekur vetëm disa ditë pas takimit me Vladimir Putin. Vyacheslav Lebedev, presidenti i Gjykatës së Lartë të Rusisë, vuante nga një sëmundje, thotë The Sun. Gjendja e 81-vjeçarit besohet të jetë e lidhur me kancerin, raportoi gazeta ruse Kommersant .

“Ai ishte një luftëtar i vërtetë. Luftoi deri në fund. Kam marrë pjesë në punën e Gjykatës së Lartë fjalë për fjalë deri në ditën e fundit”, tha një burim i Kommersant.

Vdekja e Lebedev vjen vetëm disa ditë pas takimit të tij me Putinin. Dyshja u takuan më 6 shkurt për të diskutuar mbi përdorimin e teknologjisë dixhitale në punën e gjyqësorit, si dhe masat për të.

Putin i tha Lebedevit: "Nën udhëheqjen tuaj, Gjykata e Lartë ka bërë shumë për ta bërë gjyqësorin transparent dhe më të aksesueshëm për popullin tonë."

Vdekja e shefit të Gjykatës së Lartë është varg humbjesh të rangut të lartë për Putin. Më shumë se 30 rusë të profilit të lartë kanë vdekur që kur Putin pushtoi Ukrainën.

 

rusi vladimir putin

Sondazh

Poll