Bota

50 punonjës të një kompanie në SHBA shtrohen në spital me simptoma helmimi

Sipas raportit të CBS, 54 nga gjithsej 154 punëtorë u dërguan në spital dhe rreth 30 duhej të qëndronin për trajtim. Rrethanat dhe shkaqet e sakta të alarmit nuk janë sqaruar.

24 Shkurt 2024, 16:35 Nga S.N
50 punonjës të një kompanie në SHBA shtrohen në spital
Foto Ilustrim

SHBA- Të paktën 54 persona u dërguan në spital me simptoma helmimi, pasi qendra e veprimit të menjëhershëm u njoftua për një incident të ekspozimit ndaj substancave të rrezikshme në ndërtesën e një kompanie të specializuar në paketimin e produkteve farmaceutike në Pensilvani në SHBA, shkruajnë mediat e hauja.

Alarmi ra në ndërtesën e Sharp Packaging Solutions në zonën Mackenzie pas raportimeve për një aromë që nënkuptonte një "rrjedhje kimike" dhe punonjësit po shfaqnin simptoma të helmimit.

Sipas raportit të CBS, 54 nga gjithsej 154 punëtorë u dërguan në spital dhe rreth 30 duhej të qëndronin për trajtim. Rrethanat dhe shkaqet e sakta të alarmit nuk janë sqaruar. Një përfaqësues i kompanisë siguroi se menaxheri po bashkëpunon me autoritetet për të hetuar rastin.

shba

Sondazh

Poll