Bota

Zelensky: Ne do të fitojmë, kemi luftuar për këtë 730 ditë të jetës sonë

“Ne po luftojmë për të. Për 730 ditë të jetës sonë. Dhe ne do të fitojmë, ditën më të mirë të jetës sonë”, tha Zelensky nga aeroporti i Kievit aty ku filloi skena e një beteje të madhe me rusët në ditët e para të pushtimit.

24 Shkurt 2024, 13:49 Nga S.N
Zelensky: Ne do të fitojmë, kemi luftuar për këtë 730
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Në përvjetorin e dytë të pushtimit rus presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha “ne do të fitojmë”. “Ne po luftojmë për të. Për 730 ditë të jetës sonë. Dhe ne do të fitojmë, ditën më të mirë të jetës sonë”, tha Zelensky nga aeroporti i Kievit aty ku filloi skena e një beteje të madhe me rusët në ditët e para të pushtimit.

Zelesky shoqërohej nga liderët perëndimorë që ishin aty me rastin e 2 vjetorit të pushtimit të Ukrainës. Krah tij ishte kryeministria e Italisë Georgia Meloni, Ursula von der Leyen dhe kryeministri kanadez.

Meloni do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe sigurie me presidentin ukrainas. "Ne besojmë se Ukraina po lufton gjithashtu për lirinë tonë, por edhe për interesin tonë kombëtar," tha Meloni.

Kievi nënshkroi marrëveshje sigurie disa javë më parë me Gjermaninë dhe Francën. Këto marrëveshje sigurie kanë të bëjnë me sigurimin e pajisjeve ushtarake, trajnimin e forcave ukrainase dhe forcimin e mbrojtjes së Ukrainës.

Pritet që Meloni dhe Zelenksy te hapin një takim me G7 në orën 15:00, nga një monument i famshëm i qëndrës së Kievit.  

volodymyr zelenksy ukraina be

Sondazh

Poll